Site icon Telegrafi

Xavi dhe Barcelona mbesin pa sensacionin Marc Guiu gjatë gjithë nëntorit

Sensacioni i Barcelonës, Marc Guiu është ftuar nga kombëtarja e Spanjës për Kupën e Botës U-17 që do të luhet në Indonezi nga data 10 nëntor deri më 2 dhjetor.

Marc Guiu, golashënuesi i fitores së Barcelonës ndaj Athletic Bilbao këtë të diel, sapo doli në fushë në ditën e debutimit me ekipin e parë ka fituar vëmendjen e gjithë botës.

Megjithatë, talenti spanjoll nuk do të mund t’i ndihmoj ekipit të Xavit për pothuajse një muaj.

Lexo po ashtu Shkëlqimi i futbollistëve të La Masia, Guiu bëhet futbollisti i pestë më i ri që shënon në historinë e Barcelonës

Sulmuesi sensacional është përfshirë në listën e të thirrurve nga Jose Lana, trajneri i Spanjës U-17 për Kupën e Botës që do të luhet në Indonezi në muajin e ardhshëm.

Kupa e Botës për U-17 do të luhet nga 10 nëntor deri më 2 dhjetor.

 

Shkuarja për titullin e vetëm që i mungon Spanjës

Skuadra e Barçës ka plotë tetë lojtarë të ftuar në listën me 21 të thirrur, dyfishi i asaj të Real Madridit, në një ekip që do të përpiqet të arrijë të vetmin titull që i mungon kombëtares spanjolle.

Spanja ka qenë katër herë nën-kampione, në vitet 1991, 2003, 2007 dhe 2017, por asnjëherë kampione dhe kësaj radhe do të tentoj triumfin.

La Roja, e përfshirë në grupin B, do të përballet me Kanadanë më 10 nëntor, Malin tre ditë më vonë dhe Uzbekistanin në datën 16 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version