Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka dhënë parashikimin se kush do të fitojë këtë vit Topin e Artë.
Po ashtu spanjolli gjatë konferencës së Aspire4Sport në Katar ka folur edhe për ish-trajnerin e tij te Barca, Pep Guardiola, ku nuk munguan fjalët e mëdha.
“Ronaldo ka të gjithë numrat për të fituar Topin e Artë këtë vit, pasi ka triumfuar në Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian”.
“Pep Guardiola? Është trajneri me më ndikim në futboll gjatë dekadës së fundit”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3gxHlpiQqvk