Site icon Telegrafi

Xavi: Barcelona e meritonte fitoren ndaj Napolit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, mendon se rezultati më i drejtë do të ishte fitorja e tyre pas barazimit 1-1 në Ligën e Kampionëve me Napolin.

Robert Lewandowski kishte hapur rezultatin në Stadio Diego Armando Maradona në pjesën e dytë, por kur ndeshja po shkonte drejt fitores, ashtu nuk mendoi edhe Victor Osimhen, i cili barazoi shifrat dhe në fund ndeshja u mbyll baras.

Megjithatë, trajneri i katalunasve mendon se ekipi i tij luajti më mirë dhe meritoi ta fitonte ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në ndeshjen e parë, Napoli dhe Barcelona luajnë baras

“Jemi pak të trishtuar për rezultatin, duhet ta kishim fituar ndeshjen”, ka thënë fillimisht Xavi për Amazon Prime Video Italia.

“Napoli mezi arriti diçka në sulm, ne i lejuam vetëm një shans. Këto janë ndeshjet që duhet të fitojmë, mendoj se rezultati më i drejtë do të ishte fitorja jonë”.

“Pasi ne morëm epërsinë, ata u zgjuan, pikërisht kur ne duhej të kishim vrarë lojën. Kjo është Liga e Kampionëve”.

Lexo po ashtu Napoli 1-1 Barcelona, vlerësimet e futbollistëve: Rrahmani ndër më të mirët në ndeshje, Lewandowski me notën më të lartë

“Më pëlqeu shumë paraqtija e ekipit, pashë përparim si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Paraqitja ishte më se e mirë, thjesht duhej ta përfundonim atë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Barcelonë më 12 mars, por jo në Camp Nou pasi po i nënshtrohet rinovimit, kështu që në vend të kësaj do të luhet në Estadi Olimpic Lluis Companys. /Telegrafi/

Exit mobile version