Site icon Telegrafi

Xavi akuzoi Interin se e ka ‘blerë’ gjyqtarin gjatë ndeshjes dramatike në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Barcelonës, Xavi u zemërua me gjyqtarin Slavko Vinçiç në humbjen e djeshme me rezultat 1-0 ndaj Interit dhe ai u duk se sugjeroi gjatë ndeshjes se gjyqtari ishte paguar.

Skuadra katalunase mbeti me një shije tejet të hidhur pas disfatës në Giuseppe Meazza mbrëmë, duke besuar se goli i Pedrit nuk duhej të ishte anuluar dhe se duhej dhënë një penallti pas një prekje të topit me dorë nga Denzel Dumfries në minutat e fundit të ndeshjes.

Xavi u indinjua qartë kur foli për mediat pas humbjes, duke e quajtur atë një ‘zemërim’.

Siç theksohet nga Eurosport IT, zemërimi i Xavit nuk u kufizua vetëm me fjalë,

Sipas tyre, në një moment gjatë ndeshjes ai u shfaq duke bërë një gjest sikurse ‘pagesë’ ndaj gjyqtarit,  duke sugjeruar se Interi kishte ndikuar në vendimet.

 

Momenti nuk u kap në transmetim, por që atëherë është bërë viral në rrjetet sociale.

Xavi u ndëshkua për zemërimin e tij gjatë ndeshjes dhe Barcelona tani është gati të raportojë gjyqtarin Vinçiç në UEFA, duke besuar se gjykimi i tij i dobët i kushtoi atyre me humbjen e ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version