Telegrafi

Xavi flet për Haalandin dhe kufizimet financiare të Barcelonës

Barcelona vazhdon të jetë e lidhur me sulmues të ndryshëm që do të revolucionarizojnë vijën e tyre të parë, ku emri që spikat më shumë është Erling Haaland.

Për këtë gjë ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi, duke përmendur edhe një herë momentin e vështirë financiar që po kalon klubi.

“Për momentin kemi një situatë të vështirë ekonomike”.

“Duhet të jemi realistë dhe të mendojmë se nuk do të jetë e lehtë të forcohet skuadra, ka një problem me kufijtë e pagave”.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk di asgjë për Haaland, të gjithë do të ishin të interesuar”, deklaroi trajneri.

Xavi më pas diskutoi të metat e afatit të janarit, duke sugjeruar se është shumë e vështirë të planifikohej një strategji për këtë afat. /Telegrafi/