Site icon Telegrafi

Xabi Alonso zbulon momentin më të keq te Real Madridi: Ishte e dhimbshme, doja të shkoja në shtëpi pas 20 minutave lojë

Xabi Alonso e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin, dhe kishte një periudhë të mirë në klub, por ai ka zbuluar një moment aspak të mirë, ku gjatë ndeshjes dëshironte të shkonte në shtëpi.

Ai ka kaluar pesë sezone në “Santiago Bernabeu”, ku Alonso fitoi La Liga në vitin 2012, Copa del Rey dy herë, si dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2014, por momenti i tij më i keq ishte humbja 5-0 ndaj Barcelonës në vitin 2010 në “Camp Nou”.

“Ne e dinim në atë moment se nëse do ishim të butë, ata do të na vrisnin”.

“Lojën e kampionatit në Camp Nou e humbëm 5-0 dhe kjo ishte nata më e keqe që kam jetuar ndonjëherë në një fushë futbolli”.

“Pas 20 minutash doja të largohesha, të shkoja në shtëpi, të bëja dush të shkoja në shtëpi”.

“Ishte kaq e dhimbshme. Na dha një vendosmëri të madhe. Ne nuk mund të ishim shumë të butë ose nuk do t’i kishim mundur [sezonin tjetër]”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version