Site icon Telegrafi

Xabi Alonso rrëfen se si Ronaldo ia bëri më të lehtë pozicionin e tij te Real Madridi

Pasi shijoi një karrierë të mrekullueshme si lojtar, Xabi Alonso ka shijuar një fillim të mirë si trajner në Bayer Leverkusen. Ai ka fituar shtatë nga 12 ndeshjet e tij të para në Bundesligë, duke ndihmuar skuadrën gjermane të vazhdojë garën për katër vendet e para.

Në një paraqitje të veçantë për “Zërin e trajnerëve”, spanjolli shpjegoi suksesin e karrierës së tij si lojtar që e frymëzoi atë të futej në zejen e trajnerit. Gjatë emisionit, ai përmendi veçanërisht Cristiano Ronaldon dhe se sa e lehtë ishte të luash me portugezin.

“Cristiano e bëri gjithçka shumë të lehtë. Unë e marr topin, e gjej dhe ai bënte veprimet e tij individuale për të shënuar”, deklaroi Alonso.

Lexo po ashtu Xabi Alonso thotë për talentin e Leverkusenit se është "Messi i ri"

Ish-asi i Liverpoolit luajti me portugezin te Real Madridi nga viti 2009 deri në vitin 2014. Rastësisht, të dy lojtarët i ishin bashkuar gjigantit spanjoll në të njëjtin afat, së bashku me dy superyje të tjerë të futbollit si, Karim Benzema dhe Kaka.

Ndërsa Kaka nuk ishte aq i suksesshëm, lojtarë si Alonso dhe Ronaldo luajtën një rol kyç në suksesin e Real Madridit, me dyshen që madje fituan Ligën e Kampionëve së bashku në vitin 2014, nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Lexo po ashtu Ancelotti kërcënohet me shkarkim: Tre kandidatët për ta zëvendësuar vijnë nga shtëpi e Real Madridit

Alonso përfundimisht u largua nga Real Madridi në verën e vitit 2014, duke iu bashkuar Bayern Munichut në një marrëveshje 9 milionë euro. Ai luajti për bavarezët për tri vite, duke luajtur në 117 ndeshje konkurruese përpara se të pensionohej në vitin 2017.

Interesante, Alonso filloi aventurën e tij si trajner në akademinë e Real Madridit nga viti 2018 deri në vitin 2019. Dhe duke pasur parasysh suksesin e tij të hershëm në Bayer Leverkusen, nuk do të jetë befasi ta shohim atë duke drejtuar ekipin e parë të Los Blancos në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Exit mobile version