Liverpooli mund të ketë një zëvendësues të ëndrrave për Jurgen Klopp të rreshtuar për shkak të një klauzole të fshehtë të kontratës. Ai është trajneri aktual i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso.
Sot (e premte) në mëngjes, bota e futbollit u trondit nga lajmi se Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit aktual.
“Jurgen Klopp ka njoftuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen si trajner i Liverpool në fund të sezonit aktual, pasi ka informuar pronësinë e klubit për dëshirën e tij për t’u larguar nga pozicioni i tij kur të mbyllet sezoni 2023-24”, shkroi faqja zyrtare e Liverpoolit.
Përpara verës, Liverpooli do të punojë gjatë gjithë kohës për të gjetur një pasues për trajnerin që fitoi titullin e parë të klubit në Ligën Premier, pas plot 30 vitesh.
Sidoqoftë, klubi nga Anfield tashmë mund të ketë një zëvendësues të ëndrrave.
Trajneri i Leverkusenit, Alonso thuhet se ka një klauzolë në kontratën e tij që do t’i lejojë atij të largohet nga klubi për në Liverpool, Real Madrid ose Bayern Munich.
Sipas gazetës gjermane BILD, klauzola e kontratës do të jetë aktive në verën e vitit 2024, me Alonson që u emërua trajner i Leverkusenit në tetor 2022.
Që atëherë, spanjolli ka kthyer fatin e skuadrës. Aktualisht, djemtë e Alonso janë në krye të tabelës së Bundesligës, katër pikë përpara kampionit Bayern. /Telegrafi/