Xabi Alonso thuhet se tashmë ka ndarë mendjen se ku dëshiron të vazhdojë karrierën si trajner sezonin e ardhshëm.
Spanjolli ka mahnitur të gjithë me taktikat e tij te Bayer Leverkuseni, derisa janë në rrugë të mbarë që të shpallen kampion në Bundesliga si të pamposhtur.
Sipas asaj që raporton gazetari Florian Plettenberg, Alonso është duke u kërkuar me ngulm nga Liverpooli si pasues i Jurgen Klopp, ndërsa Bayern Munichu e sheh si zëvendësues të Thomas Tuchel.
Dy trajnerët do të largohen në fund të sezonit, duke i lënë anglezët dhe gjermanët në kërkim të trajnerëve.
Por, Plettenberg raporton se Alonso tashmë e ka vendosur të shkojë te Bayern Munichu, duke qenë më shumë i lidhur nga koha e tij si lojtar në Allian Arena se sa në Anflied Road.
Konfirmi për zgjedhjen e Bayernit do të përcaktohet vetëm kur të përfundojë sezoni, pasi shpreson ta festojë titullin e kampionit me Bayer Leverkusenin. /Telegrafi/
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: At this stage, Xabi Alonso would prefer to join Bayern Munich over Liverpool.
(Source: @Plettigoal) pic.twitter.com/d9LfeqyNmy
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 21, 2024