Telegrafi

Xabi Alonso: Do doja të luaja nën urdhrat e Kloppit

Legjenda e Liverpoolit, Xabi Alonso pranon se ai do të dëshironte të luajë për Jurgen Kloppin.

37-vjeçari luajti 143 herë për klubin e madhe anglez, duke fituar një Ligë të Kampioneve, Kupën FA, Superkupën UEFA dhe Community Shield.

Spanjolli Rafael Benitez ishte menaxher i tij në Anfield, por Alonso e pranon se do të kishte shijuar me dëshirë edhe efektin e urdhrave të Kloppit.

Lexo po ashtu Franz Beckenbauer: Jurgen Klopp në Bayern, do të ishte fantastike

“Kam luajtur shumë herë kundër tij, por unë do të doja të isha trajnuar prej tij”, ka thënë fillimisht Alonso.

Klopp dhe Alonso duke u përshëndetur gjatë një ndeshje

“Por, jam shumë i lumtur që ai është në Liverpool. Ai është trajner i madh dhe duket shumë i pasionuar, sepse ai është shumë i afërt me lojtarët”

“Ai gjithashtu është një njohës i mirë i lojës”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/