Reperi i ri shqiptar Shkëlqim Ravja, i njohur si X ka lansuar albumin e tij të parë me muzikë hip-hop, të titulluar “Mbret”.
Muzika, teksti dhe orkestrimi i të gjitha këngëve të albumit “Mbret” mban autorësinë e Shkëlqim Ravjas, çka dhe është një prej specifikave të albumit në fjalë, transmeton Telegrafi.
“Mbret” ka gjithsej 11 këngë, një pjesë e të cilave shqip dhe pjesa tjetër anglisht.
Albumin e kryeson kënga “Cross the Universe”, e cila është lansuar për publikun gjashtë muaj më parë përmes një vidioklipi.
Ndryshe “X” është Shkëlqim Ravja, sound engineer ( inxhinier i zërit) i diplomuar në SAE Institute (School of Audio Engineering Institute), i specializuar në produksion muzikor në vitin 2011.
Ndonëse është 23 vjeçar, me producion muzikë ka filluar të merret që në vitin 2007, si pjesë e grupit nga Ulqini “Brotherhood”, të cilët janë autor të 30 këngëve, prej të cilave veçohet ajo me titull “ Qyteti im “. /Telegrafi/