Site icon Telegrafi

“WTF” nga Tayna dhe Ivorian Doll publikohet të enjten

Foto: Instagram

Artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, thuajse është në finalizim të projektit të ri muzikor.

Ajo ditë më parë njoftoi fansat se ka bashkuar forcat me reperen angleze, Ivorian Doll, emri i plotë i së cilës është Abigail Asante.

Kënga e dyshes së popullarizuar bëhet e ditur se do të lansohet ditën e enjte (18 mars).


Lajmin e konfirmoi vet reperja përmes një postimi të ndarë në llogarinë e saj personale, Instagram.

“Të enjten WTF”, ka qenë përshkrimi i imazhit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

Ky është projekti i Doruntina Shalës (emri i vërtetë) si pjesë e Sony Music, me të cilin nënshkroi kontratë gjatë vitit që lamë pas.

Bashkëpunimi mezi po pritet edhe nga fansat e dy artisteve, reagimet e të cilëve ishin të menjëhershme në hapësirën për komente.

“WTF” po ashtu është kënga e parë e Taynës e punuar për tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version