Se tashmë Dafina Zeqiri po merr famë në Amerikë, kjo dihet.
Këngëtarja shqiptare e lindur në Suedi tashmë po korr sukseset në tregun muzikor amerikan.
Me projektin “Four Seasons” ajo pos që arriti t’i kënaqë fansat e saj, krijoi edhe adhurues të rinj përtej Atlantikut.
Bukuroshja tash është bërë protagoniste në ëeb faqen më të njohur në botë për hip hop, WorldStarHipHop.com, ku promovohen këngët e reperëve dhe yjeve më të mëdha të hip hopit në botë, shkruan Telegrafi.
Suksesi është përcjellë nga menaxheri i këngëtares për Evropë, Pëllumb Çitaku, i cili konfirmoi suksesin në fjalë për këngëtaren.
Në projektin “Four Seasons” është shfaqur në një paraqitje të jashtëzakonshme French Montana, i cili shihet në skena intime me këngëtaren. /Telegrafi/