Filmi “Wonder Woman” ka grumbulluar 100.5 milionë dollarë nga shfaqja në 4.165 kinema në SHBA dhe Kanada në fundjavën që lamë pas.
Ky është debutimi më i suksesshëm i një filmi nga një filmbërëse femër (Patty Jenkins).
Po ashtu, filmi ka qenë shumë i shikuar edhe vendet e tjera të botës (122.5 milionë dollarë) për një total përfitimesh prej 223 milionë dollarësh. Vetëm në Kinë ka grumbulluar 38 milionë dollarë.
Studiot hollivudiane hezitojnë të angazhojnë femra për regjinë e filmave e sidomos të atyre me buxhet të madh, ku edhe rolin e luan një heroinë.
Mirëpo, suksesi i “Wonder Woman”, me Gal Gadot në rolin kryesor, mund t’i detyrojë producentët që të angazhojnë femra prapa kamerës në të ardhmen.
Dhe natyrisht që “Wonder Woman” shfaqet edhe në kinemanë më e madhe dhe më e sofistikuar në vend, Cineplexx Kosova. /Telegrafi/