Site icon Telegrafi

Wolves u refuzua, por një skuadër tjetër po bën përpjekjet e fundit për Armando Brojën

Armando Broja vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të largohet në janar apo do të mbetet te Chelsea.

Sulmuesi shqiptar ka pasur shumë oferta, por Chelsea deri më tani i ka rezistuar ato pasi dëshiron rreth 60 milionë euro për ta lënë të lirë.

Chelsea ka refuzuar një ofertë të Wolverhampton Wanderers për ta larguar Armando Brojën.

Por në orët e fundit Fulham po përpiqet të bind Chelsean për të lënë të lirë të largohet sulmuesi shqiptar.

Lexo po ashtu Përse Chelsea refuzoi ofertën e Wolves për transferimin e Armando Brojës?

Pas një dëmtimi të pësuar nga Raul Jimenez të martën mbrëma, Craven Cottage janë në treg për përforcime sulmuese dhe janë tunduar të forcojnë interesin e tyre për Brojën.

Sipas Evening Standard , Fulham është destinacioni më i mundshëm i sulmuesit pasi Chelsea refuzoi një ofertë huazimi nga Wolves.

Lexo po ashtu Chelsea refuzon ofertën e parë për Brojën, është përgjysmë me çmimin e kërkuar

Aston Villa dhe West Ham gjithashtu nuk kanë vepruar sipas kërkesave paraprake. Blutë kërkojnë një tarifë prej 50 milionë funte për shqiptarin, por dëshira e tyre për ta larguar atë sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që mos t’i bie vlera.

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e shqiptarit i cili është i gatshëm për tu larguar nga Stamford Bridges në mënyrë që të luaj sa më shumë para Euro 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version