Telegrafi

Wolves pranon ofertën e Man Cityt për Nunes

Wolverhampton Wanderers thuhet se ka pranuar ofertën e fundit të Manchester Cityt për mesfushorin e tyre, Matheus Nunes.

City ishin të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre këtë vit, pasi duan të përsëritin sukseset e sezonit të kaluar, ku fituan çdo trofe.

Klubi nga Etihad ka transferuar emra si Mateo Kovacic, Josko Gvardiol dhe Jeremy Doku, por dëshiron ende emra tjerë.

Lexo po ashtu Statistika nuk flasin në favor të tij, por Man City megjithatë e do Nunes

Njëri nga ta ishte mesfushori i Wolves, Nunes, për të cilin ka bërë disa oferta, por që janë refuzuar.

Megjithatë, ekspertit i transferimeve Fabrizio Romano raporton sot (e mërkurë) se Wolves ka pranuar ofertën e fundit të Cityt për Nunes.

Shifra e transferimit të mesfushorit portugez thuhet së është 60 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuse.

Tani janë duke vazhduar kontrollet përfundimtare për kushtet e pagesës dhe këstet, ndërsa më vonë pritet të vijë njoftimi. /Telegrafi/