Telegrafi

Wolves 3-0 Liverpool, notat e lojtarëve

Wolverhampton Wanderers ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.

Reds kanë shkuar në katër ndeshje pa fitore, duke përjetuar edhe humbjen e tretë, pasi i mposhtu nga Ujqit.

Golat në këtë ndeshje për Wolves u shënuan nga Joel Matip (5’, OG), Craig Dowson (12’) dhe Ruben Neves (71’).

Lexo po ashtu Liverpooli turpërohet nga Wolvesi

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Ujqve, Max Kilman, që u notua me 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e Reds, Matip, i cili pas autogolit dhe lojës së dobët u vlerësua me notë 6.0.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/