Manchester City e ka nisur mbarë edicionin e ri në Ligën Premier, teksa ka marrë edhe fitoren e parë.
Skuadra e Pep Guardiolës ka triumfuar në udhëtim te Wolves me rezultat 1-3.
Kevin de Bruyne, Phil Foden dhe Gabriel Jesus ishin autorët e golave për Cityn, teksa Raul Jimenez realizoi për vendasit.
Pikërisht mesfushori belg Kevin de Bruyne ishte lojtari me notën më të lartë, falë një paraqitje spektakolare.
Por me lojë të mirë u dallua edhe braziliani Gabriel Jesus si dhe Phil Foden e Rodrigo.
Ndërkohë te vendasit më i miri në fushë ishte Adama Traore, ndërsa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Coady. /Telegrafi/