Site icon Telegrafi

Wolves 1-2 Liverpool, notat e lojtarëve

Pamje nga një ndeshje e Ligës Premier (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 në udhëtimin e tyre te Wolverhamton Wanderers në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Ligën Premier.

Wolves ishte afër të bëhej klubi i dytë këtë sezon në Ligën Premier që arrin ta ndal me barazim Liverpoolin, pas Manchester Unitedit, por nuk arriti të mbahet deri në fund.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Raul Jimenez (51’) për vendasit, ndërsa Jordan Henderson (8’) dhe Roberto Firmino (84’) për Reds.

Lexo po ashtu Liverpooli i fortë edhe për Wolvesin, vazhdon marshin drejt titullit  

Lojtari më i vlefshëm i takimi padyshim se ishte Jordan Henderson, i cili pas një goli dhe një asistimi u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Diego Jota që u notua me 5.9.

Wolves:

Traore ishte më i vlerësuari te Wolves

Liverpool: 

Te Reds u vlerësuan edhe Firmino dhe Salah

/Telegrafi/  

Exit mobile version