Wolverhampton Wanderers ka shënuar fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Chelseat në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ligën Premier.
Frank Lampard u emërua para dy ditësh si trajner i përkohshëm i Chelseat, por aventura e tij te Blutë ka nisur me humbje nga Wolves.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga Matheus Nunes, i cili shënoi në minutën e 31-të.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Bluve, Reece James, i cili u notua me 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi sulmuesin anësor Christian Pulisic që u vlerësua me notë 5.7.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/