Manchester City ka marrë një fitore të lehtë në udhëtim te Wolverhmapton Wandererrs 0-3.
Citizens e zhbllokuan rezultatin vetëm pas një minute lojë kur shënoi Jack Grealish.
Ndërkohë për dy golat e tjerë u përkujdesën Erling Haaland dhe Phil Foden.
Ishte pikërisht sulmuesi anglez, Jack Grealish që mori notën më të lartë në këtë sfidë (8,3), ndërsa pas tij ishte Joao Cancelo me (7,9).
Me nota të larta u vlerësuan edhe Kevin De Bruyne, Erling Haaland, Ruben Dias e John Stones.
Te vendasit nota më e lartë shkoi për kapitenin Ruben Neves që bëri një ndeshje të mirë, derisa më e ulëta për qendërmbrojtësin Nathan Collins që u ndëshkua edhe me karton të kuq. /Telegrafi/