Telegrafi

Wolves 0-2 Arsenal, notat e lojtarëve

Arsenali ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e javës së 16-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, duke mposhtur edhe Wolvesin dhe duke rritur në pesë pikë epërsinë me Manchester Cityn e vendit të dytë.

Golat në këtë fitore të Arsenalit u shënuan të dyja nga Martin Odegaard, i cili të parin e shënoi në minutën e 55-të dhe të dytin në minutën e 75-të.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli norvegjez Ogegaard që u notua me 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin Jose Sa, i cili u vlerësua me notë 6.1.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/