Telegrafi

Wolves 0-2 Arsenal, notat e lojtarëve: Xhaka dhe Mustafi prej më të mirëve në fushë

Pamje nga ndeshja (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Arsenali ka fituar ndaj Wolvesit si mysafirë në kuadër të javës së 33-të me rezultat 2-0.

Topçinjtë e kishin marr seriozisht këtë ndeshje, pasi një rezultat tjetër pos fitores, do t’i largonte nga objektivi i tyre, që mbetet vendi i pestë, por që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Bukayo Saka dhe Alexandre Lacazette, shënuan për fitoren e londinezëve.

Festa e Alexandre Lacazette (Foto: Mike Egerton/Pool via Getty Images)

Të dy që shënuan kishin notat më të mira, duke u notuar me 7.4. Granit Xhaka mori notë 7.0, ndërsa Shkodran Mustafi 7.1.

Lojtari më i dobët në këtë ndeshje ishte Neto me 5.9.

Notat e lojtarëve të Wolves

Notat e lojtarëve të Arsenal

 /Telegrafi/