Site icon Telegrafi

Wolverhamptoni me një metodë interesante qe kundërshtarët të mos e ndalin Traoren, e lyejnë me vaj para ndeshjes

(Foto: Getty Images/Guliver)

Wolverhampton Wanderers e ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Evropës duke eliminuar skuadrën greke Olympiacos.

Derisa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë (1-1), në sfidën kthyese në Molineux Stadium, Wolves triumfuan me rezultat 1-0 për të siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm.

Raul Jimenez ishte golashënuesi i vetëm në këtë takim. Ai u tregua i saktë nga pika e bardhë falë një penalltie të akorduar në minutën e tetë.

Porse lojtari që gjithnjë e më shumë merr vëmendje, është futbollisti ofensiv, Adama Traore.

Lexo po ashtu Basel dhe Wolves me fitore kalojnë tutje, këto janë çiftet çerekfinale në Ligën e Evropës

Para fillimit të ndeshjes, një anëtar i stafit të Wolves është parë duke ia lyer krahët 24-vjeçarit me vaj, në mënyrë që kundërshtarët ta kenë më të vështirë ta ndalin në rast se e kapin nga krahët. /Telegrafi/

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version