Victor Lindelof është një prej futbollistëve, të cilët mund të largohen nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar veror.
Ndërsa Wolverhampton Wanderers pritet të rikthejnë interesimin për mbrojtësin suedez – bën të ditur TEAMtalk.
24-vjeçari ishte kërkuar në Molineux verën e kaluar, ndërsa Wolves do t’i kërkojnë sërish shërbimet e tij kur të hapet afati i ri kalimtar.
Lindelof është pjesë e Djajve të Kuq nga viti 2017 kur u transferua nga klubi portugez, Benfica.
Në ndërkohë, Unitedi pritet të bëjë ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm, prandaj shumë lojtarë do të largohen dhe disa të tjerë do të blihen. /Telegrafi/