A e keni pyetur ndonjëherë veten se cilat marka të veturave më së shpeshti i shkruajnë gabim? Një studim i realizuar nga Confused.com, ka mbledhur shkrimet që më së shpeshti janë shkruar gabimisht emrat e markave të veturave derisa i kërkonin në internet, e rezultatet e këtij kërkimi janë pak a shumë siç është pritur.
Tre prodhuesit e parë të veturave më numrin më të madh të personave që i kanë shkruar gabimisht janë Hyundai me 2.249.400 gabime në muaj, Volkswagen me 1.156.700 dhe Porsche me 1.011.000, transmeton Telegrafi.
Në listën e top 10-ës së parë janë edhe Toyota me 824.600, Peugeot me 710.100, Tesla me 539.600, Mercedes-Benz me 489.500, Bentley me 341.900, Suzuki me 317.900 dhe Bugatti me 205.300.
Duket se shumë emra në listë janë shkruar gabimisht sa i përket markave të veturave siç ishte rasti “Porshe”, “Mersedes” dhe “Leksus”. Raste tjera janë “Dford”, “Volvi” dhe “Totota”.
Megjithatë ka pasur edhe prej atyre që ua kanë ndërruar vendin shkronjave siç është rasti “Chevorlet”, “Telsa” dhe “BWM”. Ka pasur edhe raste kur u janë shtuar apo hequr ndonjë shkronjë “Hond”, Auddi” dhe “Jeeep”. /Telegrafi/