Telegrafi

Wojciech Szczesny drejt Juventusit

Ndërsa e gjithë vëmendja është e përqendruar te finalja e Ligës së Kampioneve Juventus është gati të bëjë goditjen e parë të afatit kalimtar të verës.

Shoqëria bardhezi ka vendosur të blejë me titull definitiv Wojciech Szczesny, (i huazuar te Roma që nga 2015).

Është arritur ndërkohë mirëkuptimi me Arsenal-in, i cili do të marrë 16 milionë euro, dhe me lojtarin, që do të firmosë një kontratë katërvjeçare për 4 milionë euro në vit.

I kënaqur me ofertën e kampionëve të Italisë agjenti i lojtarit ka ndërprerë çdo negociatë tjetër, edhe me Napoli-n që kishte shfaqur interes për portierin polak. Me Szczesny-n bardhezinjtë do të arrijnë në tre blerje përveç atyre të Keita dhe Schik. Ky i fundit do të lihet në huazim për një vit te Sampdoria. /Telegrafi/