Site icon Telegrafi

Wladimir Klitschko paralajmëron rikthimin në boks

Wladimir Klitschko (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Wladimir Klitschko ka thënë se dëshiron të rikthehet në ring dhe të garojë për titujt e peshave të rënda.

Legjenda e boksit që kishte në pronësi titujt, WBA, WBO dhe IBF është shumë afër të bëhet boksieri më i vjetër aktiv.

Por, ai duhet të pres për dy vite që të bëhet boksieri më i vjetër, pasi Gorge Foreman e kishte fituar titullin e kampionit të peshave të rënda si 45-vjeçar në vitin 1994.

Klitschko u pensionua nga boksi në vitin 2017, pas humbjes që pësoi nga Anthony Joshua në Wembley.

“Ende kam ca gjëra. A mund të luftoj? Po. Tani për tani opsionet janë ende të hapura”, ka thënë ish-boksieri në një intervistë për Business Insider.

“Ky rikthim nuk do të jetë vetëm për t’i thënë rikthim, por do të jetë një për t’i thyer rekordet”.

“A është tërheqës? Unë do të thosha po, është shumë mirë”.

“George Foreman e bëri atë. Ai ishte 45-vjeçar, besoj kur u bë kampion, dhe kjo është një deklaratë mjaft e lezetshme”, ka shtuar më tej ai.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Furyt për periudhën më të vështirë në jetën e tij: I lutesha Zotit të ma merrte shpirtin

Humbja e tij ndaj Joshuas erdhi pas humbjes tjetër nga Tyson Fury dy vjet më parë – ku fillimisht humbi titujt e tij.

Por, pasi rezultoi pozitivisht në kokainën, britanikut i ishin hequr titujt dhe Klitschko më pas pësoi humbje nga Joshua. /Telegrafi/

Exit mobile version