Site icon Telegrafi

“Wladimir Klitschko mund të luftojë deri në moshën 50 vjeçare”

Menaxheri i Wladimir Klitschkos, Bernd Boente, ka thënë se boksieri i tij nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe se ai mund të bokësojë deri në moshën 50 vjeçare.

41-vjeçari në fund të këtij muaji do të ndeshjet kundër Anthony Joshuas.

Lexo po ashtu Brenda kampit stërvitor të Wladimir Klitschkos në Alpet e Austrisë gjatë përgatitjes për takimin ndaj Joshuas, krahason veten me Mount Everestin (Foto)

“Nëse jeni 41 vjeçar nuk mund të presësh që dikush të luftojë edhe për 10 vite tjera. Por, ai gjithmonë ka thënë se Bernard Hopkins është një idhujt e tij dhe ju e dini sa gjatë Bernard ka luftuar”, ka thënë Boente për Sky Sports.

“Nuk e di nëse Wladimiri do luftojë deri në moshën 50 vjeçare, por një gjë është e sigurt, por ai nuk po e shikon këtë meç si të fundit”.

Klitschkos duke u stërvitur para takimit ndaj Joshuas.

“Për pesë apo gjashtë vitet e fundit, Wladimir kurrë nuk ka folur për sa gjatë duhet të luftojë”, shtoi për fund.

Vlen të theksohet se Bernard Hopkins u përshëndet nga boksi në moshën 51 vjeçare pasi humbi nga Joe Smith Jr. /Telegrafi/

Exit mobile version