Fluturimi i sotëm nga Shkupi për në Trevisë me kompaninë ‘Wiz Air’ është anuluar për shkak të dekretit të Qeverisë së Italisë, e cila Lombardinë dhe 14 provinca të tjera veriore janë vendosur në karantinë për shkak të coronavirusit.
Në këtë zonë hynë edhe qyteti i Milanos dhe Venecisë, qytetet që kanë fluturime të rregullta nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kompania njoftoi se janë suspenduar të gjitha fluturimet drejt Bergamos, Milanos dhe Trevisos deri më 3 prill.
Gjithashtu u njoftua se mund të pritet edhe anulime të tjera./Telegrafi/