Telegrafi

Witsel u kundërpërgjigjet atyre që thonë se ai mendon vetëm për Juventusin

Objektivi Juventusit, Axel Witsel, ka thënë se është marrëzi  kur dëgjon zëra se ai nuk mendon të luajë më për Zenitin. 

Ish futbollisti i Zenitit, Yuri Zeludkov tha të mërkurën se Witsel është duke luajtur keq nga inati që transferimi i tij te Juventusi dështoi.

Por mesfushori nuk vonoi shumë dhe u distancua nga këto fjalë.

“Dikush ka thënë që unë jam duke luajtur keq, sepse unë jam duke menduar për Juventusin, por a ka me të vërtetë këso njerëz që mendojnë për këto gjëra?”, tha ai për Le Championnat.

“Është marrëzi madhe dhe kjo. Kohët e fundit ka parë që shumë flasin për dështimin tim pasi dua të bashkohem me Juventusin”.

“Kur unë futem në fushë, unë mendoj vetëm për Zenit”, ka thënë mesfushori. /Telegrafi/