Telegrafi

Witsel: Transferimi te Dortmundi vendimi më i mirë i karrierës

Axel Witsel (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Axel Witsel përshkruan bashkimin me Borusian Dortmundin si vendimin më të mirë të karrierës së tij.

Witsel nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Dortmundin pasi kishte rënë dakord për një lëvizje nga Tianjin Quanjian në muajin gusht dhe ka bërë një ndikim të menjëhershëm.

Forma e shkëlqyeshme e Dortmundit ka ndihmuar edhe Witselin të jetë midis mesfushorëve më të mirë të ligës, duke qenë 92.5 për qind i saktë në pasime.

Lexo po ashtu Eksod i madh i yjeve të futbollit nga Superliga kineze në Evropë

Kjo formë ka bërë që belgu të ndihet i lumtur dhe tani është i sigurt se ai bëri zgjedhjen e duhur për të lënë Superligën Kineze.

“Kalimi në BVB ishte vendimi më i mirë i karrierës që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Witsel për Bild.

“Unë kurrë nuk kam luajtur me lojtarë më të mirë sesa këtu te Dortmundi”.

Lexo po ashtu Martinez: Transferimi i Witsel te Dortmundi është më i miri në botë për këtë sezon

“Përveç kësaj, vendndodhja është ideale”.

“Familja ime dhe unë jemi tani në afërsi të atdheut tonë”, përfundoi mesfushori belg. /Telegrafi/