Axel Witsel përshkruan bashkimin me Borusian Dortmundin si vendimin më të mirë të karrierës së tij.
Witsel nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Dortmundin pasi kishte rënë dakord për një lëvizje nga Tianjin Quanjian në muajin gusht dhe ka bërë një ndikim të menjëhershëm.
Forma e shkëlqyeshme e Dortmundit ka ndihmuar edhe Witselin të jetë midis mesfushorëve më të mirë të ligës, duke qenë 92.5 për qind i saktë në pasime.
Kjo formë ka bërë që belgu të ndihet i lumtur dhe tani është i sigurt se ai bëri zgjedhjen e duhur për të lënë Superligën Kineze.
“Kalimi në BVB ishte vendimi më i mirë i karrierës që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Witsel për Bild.
“Unë kurrë nuk kam luajtur me lojtarë më të mirë sesa këtu te Dortmundi”.
“Përveç kësaj, vendndodhja është ideale”.
“Familja ime dhe unë jemi tani në afërsi të atdheut tonë”, përfundoi mesfushori belg. /Telegrafi/