Axel Witsel e ka konfirmuar se e dëshiron largimin nga Zeniti për të kaluar në Milan ose Juventus.
Belgu për një kohë të gjatë është duke u kërkuar nga dy skuadrat italiane.
“Ideja ime është që të largohem nga Rusia në këtë verë”.
“Nuk mund ta them me bindje 100 për qind tani për tani se do të largohem nga Zeniti, por ne nuk kemi biseduar asnjëherë për të vazhduar kontratën dhe plani im është larg nga këtu”.
27-vjeçari ka kontratë me Zenitin deri në qershor 2017, ndërsa çmimi i tij është 25 milionë euro. /Telegrafi/