Site icon Telegrafi

Witsel shkon në Kinë, ka një mesazh për tifozët e Juventusit

Axel Witsel ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Kinë te skuadra e Tianjin Quanjian.

Lojtari ishte kërkuar shumë nga Juventusi, por fuqia financiare e ofruar nga kinezët bëri që ai ta ndërrojë mendjen.

“Ishte një zgjedhje e vështirë pasi para vetës kisha një skuadër të madhe si Juventusi”.

“Por në anën tjetër kisha një ofertë që për familjen time nuk do të mund ta refuzoja”.

“Udhëheqësit e Juventusit janë sjellë gjithmonë në mënyrën më të mirë me mua dhe u jam mirënjohës”.

“Do të bëjë tifo për Juventusin dhe shpresoj që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.  Dhe pastaj kush e di, ndoshta një ditë do të na kryqëzohen rrugët”, ka thënë Witsel për Tuttosport.

Belgu do të përfitojë 18 milionë euro në vit te skuadra që drejtohet nga Fabio Cannavaro. /Telegrafi/

Exit mobile version