Ndërsa Juventusi kishte filluar të mësohej me profilin e Alex Witsel, zëvendësuesi natural për francezin e sapo larguar Pogba, belgu i ka mbyllur derën Juves, duke preferuar të qëndrojë në Rusi.
Në një intervistë për R-Sport, mesfushori belg është shprehur se e ka bërë zgjedhjen e tij.
“Kam vendosur të qëndroj edhe për një vit me Zenitin. Jam i përqendruar për kampionatin në vazhdim, më pas do të shikojmë se çfarë mund të ndodhë”, është shprehur belgu, transmeton TCH.
Juve e kish piketuar Witselin si zëvendësuesin e Pogbasë, si dhe në pritje të Marchisios, që nuk do te jetë pjesë e skuadrës të paktën deri në muajin nëntor.
Në këto kushte, Juve është duke kërkuar një emër të ri, ku më i mundshmi është Luiz Gustavo i Wolfsburg, ndërsa Matic duket një objektiv i paarritshëm, duke qenë se Conte e sheh si pikën më të fortë te Chelsea i tij.