Site icon Telegrafi

Wirtz pritet të thyej rekordin e transferimeve në tregun gjerman, tre gjigantët evropianë pas tij

Florian Wirtz është një nga futbollistët më të talentuar në botë dhe njëkohësisht edhe një nga më të kërkuarit.

Mesfushori ofensivë gjerman po shkëlqen me fanellën e Bayer Leverkusenit dhe duket se nuk do të qëndrojë gjatë në ‘Bay Arena’.

Sport Bild ka raportuar se te Leverkuseni e dinë se do ta kenë të vështirë ta mbajnë yllin kryesor të ekipit, megjithatë për ta shitur atë duan ta bëjnë me një çmim të madh.

Lexo po ashtu Pep Guardiola ia bënë të qartë drejtuesve të Cityt se cilin futbollist duhet ta transferojnë

Kampioni aktual i Bundesligës i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara për Wirtz se lojtari nuk do të largohet pa u paguar shuma prej 150 milionë eurove, në mënyrë që ai të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit gjerman.

Rekordin aktualisht e mbanë Ousmane Dembele që iu bashkua Barcelonës nga Dortmund për 135 milionë euro.

Tre gjigantët evropianë si Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester City e kanë bërë prioritet transferimin e gjermanit dhe madje pritet një luftë e madhe mes tyre në afatin kalimtar të janarit.

Wirtz po vazhdon me formën e shkëlqyer, ku këtë edicion në 22 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version