Telegrafi

Winslet nuk e di sa peshon: Nuk jam matur që nga mosha 12 vjeçare (Foto/Video)

Aktorja hollivudiane, Kate Winslet, ka thënë se nuk e ka matur peshën trupore që nga mosha 12 vjeçare.

“E kam pasur shumë të vështirë. Nuk e di se sa kilogramë i kam, nuk jam matur që nga mosha 12 vjeçare”, ka thënë Winslet duke iu referuar rolit të saj në filmin “The Mountain Between Us”, në të cilin karakteri i Idris Elbas e nxjerr nga moçali.

Kate Winslet dhe Idris Elba në filmin “The Mountain Between Us” (IndieWire)

Shumë ekspertë të fitnesit e kanë shfrytëzuar këtë deklaratë që t’i këshillojnë të gjithë që ta shtojnë aktivitetin fizik e jo të përpiqen të humbin kilogramë dhe vazhdimisht ta kontrollojnë numrin e kilogramëve të tyre.

Sipas tyre, në rast se dëshironi të jeni të shëndetshëm, atëherë duhet të angazhoheni në rritjen e masës muskulore dhe zvogëlimin e shtresave yndyrore, me ç’rast edhe trupi do të zvogëlohet, por jo domosdoshmërisht do të ulet edhe pesha.

Për dallim nga koleget, Kate Winslet nuk është e fiksuar pas peshës (Vogue)
Lexo po ashtu Kate Winslet në krah të regjisorëve të akuzuar për ngacmim seksual

Ekspertët besojnë se në vend të fokusimit te kilogramët, duhet përqendruar te ushtrimet më të mira trupore, gjë që duket se i praktikon edhe aktorja fituese e Oscarit.

“Fokusohuni te ndërtimi i muskujve dhe rritja e peshës së tyre, e cila në kombinim me dietën – që bazohet në zvogëlimin e konsumimit të karbohidrateve dhe rritjen e marrjes së proteinave dhe yndyrave të shëndetshme – është mënyrë e shkëlqyeshme për humbjen e yndyrave trupore”, ka thënë trajneri i fitnesit, Gav Gilibrand.

Winslet gjithmonë është pëlqyer për dukjen e saj, megjithëse asnjëherë nuk angazhohet që të ketë një peshë ideale trupore. /Telegrafi/