Telegrafi

Winona Ryder: Unë dhe Keanu jemi të martuar që 25 vjet

Winona Ryder pranon se tash e 26 vjet është e martuar me kolegun, Keanu Reeves.

Duke e promovuar filmik romantiko-humorisitik, ku luan edhe aktori i lartcekur, ka zbuluar se ishin martuar në të vërtetë në vitin 1992, gjersa ishin në xhirimet e filmit, “Dracula”.

Aktorët luajtën së bashku në filmit e zhanrit horror dhe personazhet e tyre, Mina dhe Jonathan Harker dhe u martuan sipas të gjitha rregullave të kishës në Los Angelos.

Dyshja në xhirimet e filmit Dracula

“Vërtet, unë betohem, se është më se e vërtetë se jemi martuar. Në atë skenë filmike, Francis (regjisori i Draculas) kishte sjell një prift të vërtetë, i cili kreu ceremoninë. Unë mendoj se jemi të martuar”, tha Winona.

Se dasma ishte respektuar nga të gjitha rregullat që kishte kërkuar kisha u konfirmua nga regjisori, Frances Ford Coppola.

“Ajo ishte shumë autentike dhe ceremonia ishte e mrekullueshme. Kemi pasur një prift të vërtetë. Pra, kur u përfundua e gjitha, kuptuan se Kenau dhe Winona ishin martua me të vërtetë, si rezultat i skenës dhe solemnitetit”, tha Coppola.

Theksojmë se në kohën kur u xhiruar filmi i famshëm Dracula, Ryder ishte vetëm 21-vjeçare gjersa Reeves kishte 28 vjet. /Telegrafi/