Tenistëve rusë dhe bjellorusë iu është refuzuar pjesëmarrja në turneun grand slam Ëimbledon dhe kjo tashmë është zyrtare.
Organizatori ka publikuar një njoftim të mërkurën pasdite ku thuhet se vendimi vjen pas udhëzimeve të Qeverisë së Britanisë për organizimet dhe ngjarjet sportive.
“Në rrethanat e një agresioni ushtarak të tillë të pajustifikuar dhe të paprecedentë, do të ishte e papranueshme për regjimin rus që të përfitonte nga përfshirja e lojtarëve rusë ose bjellorusë në turne. Prandaj me keqardhje të thellë, vendimi ynë është që t’i refuzojmë pjesëmarrjet nga lojtarët rusë dhe bjellorusë në Kampionatin 2022”.
Statement regarding Russian and Belarusian individuals at The Championships 2022.
— Wimbledon (@Wimbledon) April 20, 2022
Organizatorët e Wimbledonit deklaruan po ashtu se e kuptojnë se vendimi është i rëndë për ata që vuajnë për shkak të veprimeve të udhëheqësve të regjimit rus.
Cilët emra të njohur do të mungojnë
Numri dy i botës së tenisit te meshkujt, Daniil Medvedev i Rusisë, dhe numri katër i botës në konkurrencën e femrave, Aryna Sabalenka, e Bjellorusisë, janë sportistët më së miri të renditur e që janë prekur nga ky përjashtim.
Wimbledon nis më 27 qershor dhe përfundon më 10 korrik.
BREAKING: Russian and Belarusian tennis players have been banned from competing at this year’s Wimbledon tournament because of the war in Ukraine. The move means second-ranked Daniil Medvedev won’t be able to play at the grass-court Grand Slam tournament. https://t.co/XPlnBEcV5d
— The Associated Press (@AP) April 20, 2022
Sabalenka shkoi deri në gjysmëfinale në turneun e kaluar, ndërsa Medvedev u eliminua në raundin e katërt. /Telegrafi/