Site icon Telegrafi

Wimbledon: Federer kalon në çerekfinale, Nadal eliminohet

Roger Federer ka fituar ndaj Gregor Dimitrov për të kaluar në çerekfinale të Wimbledonit, ndërsa Rafael Nadal ka befasuar të gjithë duke u eliminuara nga Gilles Miller.

Tenisti zviceran, Federer ka fituar pa shumë vështirësi ndaj bullgarit Dimitrov, për të kaluar tutje në çerekfinale të Wimbledonit.

Lexo po ashtu Federer fiton titullin e nëntë në Halle, është gati për Wimbledon (Foto)

Federer ka fituar pastër në këtë takim, duke e mposhtur Dimitrovin 3-0 me sete (6-4, 6-2 dhe 6-4), ndërsa në çerekfinale do të luajë ndaj njërit prej Milos Raonic ose Zverev.

Në anën tjetër, tenisti spanjoll, Rafael Nadal është eliminuar në raundin e katërt nga emri pak i njohur në këtë sport, Gilles Muller.

Ndeshja mes Nadal dhe Muller zgjati rreth pesë orë, ku pas setit pestë, fitoi tenisti nga Luksemburgu (6-3, 6-4, 3-6, 4-6, 15-13). /Telegrafi/

Exit mobile version