Chelsea duket se ka vendosur për sulmuesin që do ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra e udhëhequr nga Maurizio Sarri është në përfundim të marrëveshjes me skuadrën e Bournemouth, për sulmuesin Callum Wilson.
Mediat angleze ditë më parë raportuan për një interesim të Chelseat për lojtarin.
Por tani duket se gjërat janë më serioze dhe Chelsea ka vendosur përfundimisht për transferimin e Wilson.
26-vjeçari ka pasur një stinor fantastik me Bournemouthin duke shënuar nëntë gola në kampionat dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë.
The Sun ka raportuar se marrëveshja mes dy klubeve tanimë duket afër për një shumë prej 35 milionë eurove.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhme, pasi Wilson do të luaj me Bournemouthin edhe në fundjavë.
Për reprezentuesin anglez interesim kishte shprehur edhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/