Telegrafi

Wilshere: Xhaka është transferim i qëlluar

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka lavdëruar transferimin e ri të klubit, Granit Xhaka.

Xhaka iu bashkua “Topçinjve” nga Monchengladbachu në muajin maj për 30 milionë funte.

Lexo po ashtu Xhaka zbulon dy lojtarët e tij të preferuar

Wilshere tani beson se 23-vjeçari do të ketë ndikim të madh në Londër dhe mund t’ia sjellë sërish Arsenalit titullin e kampionit.

“Kam luajtur kundër tij në nivele të të rinjve disa herë për Anglinë dhe edhe për ekipin e parë të Anglisë, andaj e njoh mirë. Gjithmonë kam menduar se është lojtar i mirë, i fuqishëm dhe të majtë të mirë”, ka thënë anglezi për uebfaqen e Arsenalit, transmeton koha.net.

“Ai është lider, mund ta mbajë mesfushën të bashkuar dhe të nisë gjërat nga prapa drejt sulmit. Është transferim i qëlluar”, ka shtuar ai.
Xhaka pritet të debutojë të enjten në duelin me yjet e ligës MLS.

Lexo po ashtu Xhakës i ndodh diçka e turpshme në stërvitje me Arsenalin (Foto)