Jack Wilshere që është në huazim te Bourenmouth nga Arsenali, ka folur për lojtarin më të mirë te ish skuadra e tij.
Nuk është Alexis Sanchez, e as Mesut Ozil, por për të më i mirë është Santi Cazorla.
Tani spanjolli është në pushim shkaku i lëndimit dhe sa herë që ai është i lënduar klubi nuk ecën mirë me rezultatet.
Sipas Wilshare ai ka një prekje magjike me këmbët.
Wilshere ka mbetur jashtë skuadrës pasi nuk është në formën e tij më të mirë dhe lëndimet vazhdojnë ta kushtëzojnë edhe në klubin e ri.
Ai thotë se do të kthehet në Arsenal vetëm atëherë kur është në formë. /Telegrafi/