Jack Wilshere ka deklaruar se nuk e di nëse ka ende të ardhme te skuadra e Arsenalit.
Mesfushori anglez pas ardhjes së Granit Xhakës, është huazuar për një periudhë njëvjeçare te skuadra e Bournemouth.
”Kjo është pyetje shumë e vështirë për mua dhe sinqerisht nuk e di nëse kam të ardhme te Arsenali”
”Nëse do më kishit pyetur dy muaj më parë se a do ta mbyllja karrierën te Arsenali do të thosha përfundimisht po, por tani jam këtu te Bournemouth dhe nuk e di çfarë do të ndodhë”, tha anglezi.
Vlen të theksohet se 24-vjeçari deri më tani ka pasur pesë paraqitje në këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/