Telegrafi

Wilshere: Kthimi te Arsenali do të ishte një ëndërr    

Jack Wilshere ka pranuar se ai është ende një ‘njeri i Arsenalit’ dhe se kthimi në Emirates Stadium do të ishte një ‘ëndërr’.

Ish-ylli i Topçinjve është pa kontratë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me West Hamin në mënyrë të ndërsjellë.

Wilshere po kërkon tani një klub të ri pasi u largua nga West Ham dhe disa skuadra tashmë janë lidhur me një transferim të tij.

Lexo po ashtu Fabregas zbulon emrat e dy ish-bashkëlojtarëve të tij te Arsenali që mund të kishin luajtur për Barcelonën

Pas mbetjes së anglezit lojtar i lirë, ai është pyetur edhe për një rikthim të tij te Arsenalit, ndërsa ka folur fjalë të mëdha.

“Dëgjoni, ju nuk e dini kurrë”, ka thënë fillimisht Wilshere për ITV Football Football Show, kur u pyet për mundësinë e një kthimi në Emirates.

Lexo po ashtu Wilshere i hapur për një aventurë të re në La Liga, Serie A ose Bundesliga, anglezi tregon kampionatin e preferuar

“Unë jam një njeri i Arsenalit. Nuk ka asgjë, unë nuk kam folur me askënd ose asgjë, por kjo do të ishte ëndrra”.

“Nuk jam budalla që të di se ndoshta nuk ka asnjë shans që të ndodhë, por unë jam një njeri i Arsenalit, e dua klubin dhe dua ta shoh klubin duke bërë mirë”, përfundoi mesfushori i njohur. /Telegrafi/