Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është synimi kryesor i West Hamit për afatin kalimtar të verës, raporton Brentwood Gazette.
Slavven Biliq dëshiron që në verë të përforcojë skuadrën e tij, dhe 24 vjeçari, i cili po kalon në një fazë të rëndë tek Arsenali për shkak të lëndimeve, është i preferuari i tij, transmeton Koha.net.
Wilshere nuk ka luajtur për Arsenalin që nga finalja e sezonit të kaluar në FA Cup, ndërsa pritet që të rikthehet në prill, me shpresë së do të mund të marr një ftesë nga Roy Hodgson për Euro 2016.