Site icon Telegrafi

Willian tregon se e do Mourinhon dhe si dështuan bisedimet me Unitedin

Anësori i Chelseat, Willian, ka pranuar se ai ka simpati speciale për “The Special One” – Jose Mourinhon.

Megjithatë, lojtari ka rrëfyer për Goal se si dështuan bisedimet me Djajtë e Kuq.

“Kishte disa diskutime me agjentin tim. Unë kam punuar me Mourinhon dhe ne jemi bërë po ashtu shokë shumë të mirë”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

“Atij i pëlqej shumë dhe unë kam dashuri të veçantë për të si trajner dhe si lojtar. Ai ka vënë besimin tek unë dhe në punën time, e isha shumë falënderus ndaj tij”.

“Manchester United erdhi te unë dhe më kërkoi, ata biseduan me agjentin tim, por asgjë nuk ndodhi, sepse Chelsea nuk do të negocionte me mua në asnjë mënyrë. Jam shumë i lumtur te Chelsea”, u shpreh Willian.

Aktualisht Willian po vazhdon përgatitjet për sezonin me Chelsean. /Telegrafi/

Exit mobile version