Site icon Telegrafi

Willian do të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea

Willian (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi brazilian, Willian ka qenë shumë pranë largimit nga Chelsea këtë afat kalimtar veror.

Madje klubi londinez kishte pranuar një ofertë të Shanghai Shenhuas, por ka qenë braziliani që e ka refuzuar ekipin kinez.

Atletico Madrid, PSG dhe Barcelona gjithashtu kanë shprehur interesim, por braziliani ishte i vendosur për të qëndruar te Chelsea.

31-vjeçari do ta respektoj kontratën me klubin e tij, kontratë e cila skadon në verën e vitit 2020.

Juventusi është skuadra që ka filluar bisedimet me brazilianin për ta afruar në Torino si futbollist të lirë.

Zonja e Vjetër njihet si skuadër që afron futbollistë me parametra zero, pasi më parë këtë e ka bërë edhe me Paul Pogban, Andrea Pirlon e së fundmi me dyshen Aaron Ramsey e Adrien Rabiot. /Telegrafi/

Exit mobile version