Telegrafi

Willian shpreson të qëndrojë në Ligën Premier, por nuk e përjashton transferimin te ndonjë rival i Chelseat

Willian shpreson të qëndrojë në Ligën Premier edhe pse kontrata me Chelsean i skadon në qershor

Anësori brazilian ka bërë mbi 300 paraqitje për The Blues, duke fituar dy tituj të Ligës Premier, Ligën e Evropës dhe FA Cup që kur kaloi nga Shakhtar Donetsku në vitin 2013.

Sidoqoftë, kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni, duke e lënë të ardhmen e tij në pikëpyetje të madhe.

“Dëshira ime është që të qëndrojë në Ligën Premier, por nuk e përjashtojë transferimin tim edhe në ligat tjera, jo”, ka thënë Willian.

Lexo po ashtu Willian preferon transferimin te Tottenhami para Juventusit

“Do të luajë deri në fund të sezonit dhe do të shikojmë çfarë do të ndodhë. Jam shumë i ambientuar me Anglinë”, ka shtuar më tej ai.

Willian ka 14 vite që luan në Evropë, derisa pjesnë më të madhe e ka kaluar te Chelsea, pasi ka qëndruar shtatë vite në Stamford Bridge. /Telegrafi/